Sulmuesi brazilian Neymar ka qenë shumë i lumtur që ka debutuar për Paris Saint-Germainin me një gol dhe një asistim.
Parisi triumfoi të dielën mbrëma në udhëtim ndaj Guingampit me shifrat 3:0, ndërsa Neymar ka treguar se po ndihet më gjallë se kurrë pas transferimit të tij prej 222 milionë eurosh nga Barcelona, përcjell Koha Ditore shkrimin e ESPN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReprezentuesi i Brazilit, Neymar asistoi golin e dytë të Parisit të shënuar nga Edinson Cavani, para se të realizonte golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes.
"Jam shumë i qetë. E dija se të largohesha nga Barcelona do të ishte e vështirë, por jam shumë i lumtur këtu. Njerëzit krahasojnë largimin nga Barcelona me vdekje, por ndihem më gjallë se kurrë më parë. Jam shumë i lumtur dhe futbolli në esencë është i njëjtë. Jam shumë i lumtur që jam zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes, por më i lumtur që skuadra ka fituar. Është shumë e lehtë të luash me lojtarë të këtij kualiteti. Jam shumë i lumtur që kam shënuar dhe për fitoren tonë. Ishte me rëndësi shumë që të shënoja. Jam duke u përshtatur mjaft mirë me bashkëlojtarët e rinj dhe është shumë e lehtë të luash me lojtarë të tillë", ka deklaruar Neymar.
Trajneri i Parisit, Unai Emery, ka qenë i lumtur të shohë yllin brazilian Neymar, transferimin rekord, të shkëlqejë në debutim...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.