Në një kohë kur klima në një skuadër futbolli duhet të jetë optimale në sinkron me përgatitjet për sezonin e ri, vazhdon të krijojë tensione artificiale situata që lidh Neymar me largimin nga Barcelona.
Kapitulli i fundit që shtohet në marrëdhëniet me katalanasit dhe tratativat e futbollistit me PSG, është një grindje fizike në stërvitje.
Neymar pati një përplasje me Semedon, blerjen më të re të klubit “blaugrana” që ndërhyri ashpër në këmbët e kapitenit të kombëtares braziliane. Ky i fundit reagoi edhe më keq duke humbur kontrollin dhe u desh ndërhyrja e Maskerano dhe Buske për të evituar përshkallëzimin e situatës.
Braziliani që ishte dukshëm nervoz edhe me stafin, braktisi stërvitjen e programuar në vigjiljen e miqësores ndaj Real Madrid, dhe gjithçka në sytë e trajnerit Valverde që po mësohet me idenë se ndoshta nuk do ta ketë më në ekip, transmeton TCH.
Këtyre skenarëve i shtohet anulimi i vizitës së Neymar në Kinë, për një event promocional të sponsorëve si dhe kontestimet e tifozëve. Kështu mblidhen disa indicie që çojnë sulmuesin brazilian edhe më pranë francezëve të PSG.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo