Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymar: Do të bëjmë histori nëse eliminojmë Real Madridin

Sulmuesi i PSG-së, Neymar është shprehur se ekipi i tij do të bejë histori nëse eliminon Real Madridin.

Ai ka deklaruar të enjten në një konference shtypi para turneut në Katar, se “ne e dimë se do të jetë një ndeshje e komplikuar, ndaj një ekipi që luan si ansambël prej vitesh e synon që të fitojë. Por, nëse ne i mundim, do të bëjmë historinë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne do të luajmë futbollin tonë e do të bëjmë gjithçka për të fituar”, theksoi Neymar, i transferuar në verë nga Barcelona për një shifër rekord prej 222 milionë euro.