Newcastle Unitedi duket se ka mposhtur konkurrencën e skuadrave tjera për mesfushorin e Shakhtar Donetskut, Mykhaylo Mudryk. “Sky Sports” ka raportuar të martën se Newcastle tashmë i ka bërë ofertë zyrtare ekipit nga Ukraina për 21-vjeçarin.
Për transferimin e Mudrykut në janar, Newcastle ka ofruar 55 milionë euro. Te Shakhtari thuhet se kanë pranuar tashmë ofertën dhe reprezentuesi i Ukrainës në fillim të vitit të ardhshëm pritet të transferohet në Premier League.
Ai në fillim të vitit të shkuar është promovuar në ekipin e parë dhe ka kontratë me Shakhtarin deri në fund të vitit 2026. Ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në pesë ndeshje të luajtura këtë edicion.