Newcastle Unitedi ka mposhtur të dielën në shtëpi Leicester Cityn me shifrat 2:1.
Newcastle ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në luftë për mbijetesë. Ndeshja i takoi xhiros së 33-të.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e shënuar nga Ademola Lookman në minutën e 19-të.
Për vendasit barazoi Bruno Guimaraes në minutën e 30-të.
Mesfushori brazilian Guimaraes realizoi golin e fitores në minutat shtesë të ndeshjes. Ai realizoi për 2:1.
Me këtë fitore Newcastle mbanë pozitën e 14-të me 37 pikë nga 32 ndeshje. Leicesteri pozicionohet në vendin e nëntë me 40 pikë.