Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle i ofron kontratë Fonsecas

Paulo Fonseca pritet të jetë trajneri i ri i skuadrës së Newcastles. Bëhet e ditur se Fonseca parimisht ka arritur marrëveshje me pronarët e rinj të klubit dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i tij.

Te Newcastle kanë mbetur të impresionuar me idetë e Fonsecas, i cili ka garantuar se mund të bëjë një ekip që do të luftojë për trofe në të ardhmen.

48-vjeçari është pajtuar me një kontratë katërvjeçare dhe pagë vjetore prej tetë milionë eurosh. Fonseca, aktualisht është i papunë pasi u largua nga Roma muaj më parë. Ai gjithashtu, si trajner ka punuar edhe te Shakhtari, Braga, Porto e disa ekipe tjera nga Portugalia.

Ekipi anglez që është i parafundit në Premier League, ditë më parë i ndau rrugët me trajnerin Steve Bruce.

Artikuj të ngjashëm