Ish-futbollisti i Manchester Unitedit vazhdon të tregojë inatin e tij ndaj shqiptarit.
Gary Neville nuk i ndal kritikat ndaj Xherdan Shaqirit.
Futbollisti shqiptar shkëlqeu në debutimin e tij me fanellën e Liverpoolit duke asistuar dhe shënuar një super gol ndaj Manchester Unitedit në fitoren e “The Reds” 4-1 në kuadër të International Champions Cup.
Gjatë Kampionatit Botëror, legjenda e Unitedit, e kishte quajtur “joprofesionist” mesfushorin shqiptar ndërsa së fundmi ai ka ironizuar duke thëne se Shaqiri do të qëndrojë në mesfushë kot.
“Shpresoj që të gjithë ju do të më shkruani mesazhe sa herë që ta shihni atë duke qëndruar në vijën e mesit të fushës derisa skuadra juaj po sulmohet”, ka thënë Neville, transmeton ksp.
Edhe
Humb bastin Gary Neville, “detyrohet” ta vesh fanellën e Shaqirit
“Ai ka gjithashtu nevojë që përkrah tij të luajë Ronaldinho”, tha ai.
Neville pasi dështoi të tregonte veten si trajner, ka nisur punën si analist ku njihet si mjaft kontrovers.