Legjenda e Manchester United, është “detyruar” ta veshë fanellën e rivalit të madh Liverpool.
Gary Neville shfaqi hapur kritikat e tij ndaj Xherdan Shaqirit, pasi shqiptari u transferua te Liverpooli.
Ish-mbrojtësi i Manchester United në vazhdimësi këmbëngulte se Shaqiri nuk do t’u bënte punë të kuqve, ndërkohë që kolegu i tij analist në Sky Sports, Jamie Carragher, mbronte investimin e bërë nga drejtuesit e Liverpoolit.
Neville humbi një bast me Carragher në goditjet e penalltive dhe kushti i vënë nga ish-futbollisti i Liverpoolit ishte që ai të vishte në studio fanellën e Shaqirit, ku shqiptari i kishte shkruar një mesazh: “Tifozit tim numër 1, Gary-t. Të lutem mos u tërhiq!”
Gary Neville, në fund e pranoi sfidën, duke e veshur në transmetim të drejtpërdrejtë bluzën më numër 23 të Shaqirit.