Ish-mbrojtësi i Anglisë, Gary Neville, ka kritikuar futbollistët e Arsenalit për performancën e tyre në humbjen e së dielës në finale të League Cup ndaj Manchester Cityt.
Arsenali pësoi thellë 3:0 ndaj Cityt në "Wembley" pas golave të Sergio Agueros, Vincent Kompanys dhe David Silvas.
Duke komentuar ndeshjen për "Sky Sports", Neville ka nisur sulmin gjatë pjesës së dytë kur Arsenali ishte dy gola në disavantazh, shkruan Koha Ditore.
Neville veçanërisht ishte i irrituar me Aaron Ramseyn, Granit Xhakën dhe Mesut Oezilin, duke i fajësuar për mungesë angazhimi.
"Shikoni Ramseyn është duke ecur. Ai po ecën. Xhaka po ecën, Oezil po ecën. Ata po ecin! Mos ecni në 'Wembley'. Mos ecni në fushë futbolli. Është a pabesueshme. Jeni 2:0 në disavantazh, vraponi", ka thënë Neville i nevrikosur... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Rooney: Man City ka përparësi psikologjike ndaj Arsenalit
-
City shënon edhe golin e dytë
-
Xhaka pranon se Arsenali nuk e meriton Championsin, kritikon bashkëlojtarët
-
Arsenali befasohet nga Newcastle, i rrezikohet seriozisht pjesëmarrja në Champions
-
Xhaka kritikon mentalitetin e dobët të treguar nga Arsenali në humbje nga Aston Villa