Përzgjedhësi i Kosovës U21, Michael Nees, e ka vlerësuar si kundërshtare tejet të fortë Republikën e Çekisë.
Pas ndeshjes, përzgjedhësi gjerman i “dardanëve” të rinj theksoi se është i dëshpëruar me humbjen, por shtoi se duhet të shikohet para.
“Përballë e kemi pasur një skuadër shumë të fortë. Pasi e pësuam golin e parë ishte shumë e vështirë të ktheheshim në lojë. Provuam por nuk ia arritëm të dilnim në lojën tonë më të mirë. Humbja është dëshpëruese por duhet të pajtohemi. Është dashur të provonim më shumë por ishte e vështirë. Ishte ndeshje e vështirë, ashtu siç e kemi pritur. Duhet të besojmë dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, theksoi Nees.