Krahasimet janë të paevitueshme.
Në nëntor të vitit 2013, 14-vjeçari Freddy Adu firmosi kontratë profesioniste me ligën MLS dhe skuadrën DC United. Në vitet që nga atëherë, karriera e Adus është marrë si storie paralajmëruese për talentet e rinj se si gjërat mund të shkojnë keq nëse arrihet thuajse çdo gjë aq herët, shkruan ESPN.
Tash një 14-vjeçar tjetër ka kaluar në futboll profesionist dhe e ka bërë disa muaj më i ri se që e kishte bërë Adu kur u bë profesionist, transmeton Koha Ditore.
Në fund të muajit të kaluar, Francis Jacobs firmosi kontratë profesioniste me skuadrën e USL Championshipit, Orange County SC, duke ngritur kështu pyetjet e zakonshme.
A u nxitua? Çfarë përpjekje po bëhen që Jacobs të qëndrojë në rrugën e duhur dhe të mos devijojë si Adu apo tinejxherët e tjerë të talentuar para tij?
Shumë ka ndryshuar në hartën e futbollit të SHBA-së që kur Adu debutoi për DC Unitedin gjatë stinorit 2004. Akademia e Zhvillimit u themelua në vitin 2007, duke rezultuar në shpenzime nëpër akademi në gjithë SHBA-në e Kanadanë, e jo vetëm në ligën MLS.
Edhe
Historike, një 14-vjeçar debuton në MLS
Gjithë sistemi i futbollit në SHBA dhe Kanada ka dukshëm më tepër përvojë për të nxjerrë lojtarë të rinj profesionist.
Alphonso Davies ishte 15-vjeçar kur firmosi me skuadrën Vancouver Whitecaps dhe tash është në radhët e Bayern Muenchenit, gjigantit gjerman. Më herët këtë vit, Chicago Fire firmosi me portierin 14-vjeçar Gabriel Slonina....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)