Trajneri rumun, Marius Sumudica ka thënë se përfaqësuesja e Rumanisë nuk do ta ketë të lehtë kualifikimin në Evropianin e vitit 2024.
Ai ka thënë se edhe Kosova duhet të respektohet. Në grupin I janë edhe Izraeli, Zvicra, Bjellorusia dhe Andorra.
“Ne kemi nevojë për rezultate në nivel përfaqësuese. Nuk do të jetë e lehtë. Do të duhet të punojmë shumë për t’u kualifikuar. Pasi pashë atë që pashë, kam frikë edhe nga Kosova”, ka thënë Sumudica për portalin “digisport.ro”.
Sumudica është trajner i Al-Readit, ndërsa që prej vitit 2005 ka punuar edhe në shumë klube tjera. Kosova më 16 qershor e pret Rumaninë në Prishtinë, kurse në shtator luan në udhëtim. Kualifikimet për “Euro 2024 nisin në mars.
Artikuj të ngjashëm