“Corriere dello Sport” shkruan se nëse Maurizio Sarri shkon te skuadra e Juventusit për ta drejtuar “Zonjën e Vjetër”, mund të kërkojë transferimin e mbrojtësit të djathtë të Napolit dhe të Kombëtares, Elseid Hysajn.
Gazeta italiane nënvizon se tekniku italian është besnik dhe se nuk e ka harruar Hysajn, dhe mund ta kërkojë atë menjëherë në rast se e merr drejtimin e “Bardhezinjve”, raporton “Sporti në KTV”.
Shkodrani 25-vjeçar Hysaj, sivjet me Napolin ka luajtur në 35 ndeshje dhe ka vetëm një asistim.