Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në Prekaz pajtohen tifozëritë e Shkupit dhe Shkëndijës

Sot në Prekaz, te varrezat e Jasharëve janë pajtuar dy grupet e tifozëve të Maqedonisë, të Shkupit dhe të Shkëndijës së Tetovës.

Hoxha dhe humanisti Halil Kastrati ka njoftuar për pajtimin, ndërsa ishte dëshmitar. Pajtimi u bë në prani të ish-kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari.

“Shvercerat” e Shkupit dhe “Ballistët” e Shkëndijës, kanë lënë prapa mosmarrëveshjet që i kanë pasur në të kaluarën.

Incidenti i fundit ishte në ndeshjen e zhvilluar në Çair, që u ndërpre pasi u sulmua një lojtar i Shkëndijës. Shkëndija fitoi me rezultat zyrtar.