Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në një vjetorin e ndërkombëtarizimit FFK-ja premton të ardhme më të mirë për futbollin kosovar

Një vjet më parë ëndrra e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), bëhet realitet.

Pas shumë e shumë përpjekjeve, Kosova një vit më parë zyrtarisht thyen barrierat ndërkombëtare, duke u antarësuar zyrtarisht në UEFA dhe FIFA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një vit me parë në kongresin e 66-të të FIFA-së të mbajtur në Meksikë, delegatët e këtij kongresi i than ‘Po’ Kosovës. Nga 205 delegatë sa ishin pjesëmarrës në atë kongres, 141 delegatë ishin pro Kosovës, e cila përfundimisht pranohet në FIFA.

Pas pranimit të FFK-së në FIFA, Kosova nisi eliminatorët e Kupës së Botës ‘Rusi 2018’, raporton kp.

Në njëvjetorin e pranimit në UEFA dhe FIFA, FFK-ja sot organizoi një koktej rasti në njërin nga hotelet në Prishtinë.

Mysafirët e shumtë ministra, përfaqësues të klubeve dhe përfaqësues tjerë nga jeta politike e sportive e Kosovës, i përshëndeti presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri.

“Iu uroj të gjithëve për këtë përvjetor dhe falënderoj të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në futbollin e Kosovës për gjatë këtyre viteve ku sakrifikuan shumë breza. Të arriturat e futbollit të Kosovës pas pranimit janë jashtëzakonisht të mëdha, por na mbetet të punojmë edhe më shumë që të arrijmë synimet e tona. Po punojmë shumë për një të ardhme sa më të mirë të futbollit të Kosovës. Sikur pa ju të gjithë që nuk do të mund ta arrinim këtë sukses, me juve bashkë do të shkojmë përpara”, ka theksuar Vokrri.