Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në “Minatori” luhet ndeshja që dikur njihej si superderbi

Derisa te Z Mobile Prishtina ende po merren me suksesin në FIBA Europe Cup, te Trepça kanë në mendje diçka tjetër - si t'i kundërvihen me sukses skuadrës së kaltër.

Trepça e Prishtina vazhdimisht kanë pasur rivalitet të madh, por në dy vjetët e fundit dallimi në cilësi ishte i madh dhe ndeshjet nuk e përmbanin "dramën" e zakonshme. Edhe tani dallimi në cilësi vlerësohet i madh, por "xehetarët" janë të përkushtuar të japin maksimumin për paraqitje sa më të mirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trepça e pret Prishtinën të shtunën (sot) në kuadër të javës së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshja luhet prej orës 19:00 në palestrën "Minatori" në Mitrovicë, që sidomos në takimet ndaj Prishtinës ishte e stërmbushur në të kaluarën.

Te Trepça presin numër të madh shikuesish edhe të shtunën mbrëma, ndërsa e pranojnë forcën e Prishtinës.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).