Futbolli në Francë mund të mos rikthehet deri në fillim të gushtit, pasi kryeministri i Francës, Edouard Philippe pritet të dal sot me njoftim për masat kufizuese përtej 11 majit.
Javën e kaluar, Liga e Futbollit Profesionistë në Francë (LFP) ka kumtuar planet që Ligue 1 dhe Ligue 2 të kthehen më 17 qershor, ndërsa UEFA ka caktuar 2 gushtin si datë përfundimtare për të mbaruar kampionatet.
Mirëpo, “Le Parisien” ka njoftuar se kryeministri i Francës të martën do të njoftojë se rikthimi i ndeshjeve të futbollit nuk do të autorizohet para gushtit, qoftë edhe pa tifozë.
Derisa klubet po planifikojnë të kthehen në stërvitje pas 11 majit, qeveria franceze nuk e sheh prioritet kthimin e sportit profesionist.
RMC Sport ka raportuar se Ligue 1 dhe Ligue 2 nuk do të vazhdojnë stinorin, ndërsa krerët e ligës do të takohen në maj për të vendosur nëse do të ketë rënie nga elita dhe ngjitje në elitë, e po ashtu do të vendoset për klubet që do të marrin pjesë në kupat evropiane.
Po të martën është raportuar se lojtarët e klubit kampion të Francës, Paris Saint-Germain janë duke refuzuar uljen e pagës. Negociatat mes bordit dhe lojtarëve kanë stagnuar.
-
Tifozët francezë kthehen në stadiume nga 11 korriku
-
Liga e Francës përballet me zgjedhje të vështira pasi stinori nuk do të vazhdohet
-
Shefi mjekësor i FIFA-s thotë se ligat duhet të anulohen
-
Kryeministri i Francës konfirmon që edicioni i futbollit në këtë vend nuk do të vazhdojë
-
Pogba paralajmëron kthimin në Ligue 1