Napoli e ka fituar ndeshjen shumë të rëndësishme në udhëtim tek Atalanta të shtunën mbrëma.
Në ndeshjen debutuese të rikthimit të trajnerit Walter Mazzarri, Napoli triumfoi 2:1. Ishte ky debutimi i dytë në karrierën e Mazzarrit si trajner i Napolit.
Amir Rrahmani luajti rol kyç në fitoren e skuadrës së tij, duke kompletuar ndeshjen.
Napoli kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë. Shënoi Kvicha Kavaratskhelia.
Në pjesën e dytë, në minutën e 53-të, vendasit barazuan rezultatin me golin e Ademola Lookmanit.
Për fitoren e napoletanëve u përkujdes mesfushori Eljif Elmas në minutën e 79-të.
Edhe
Rrahmani fiton përballjen me Gjimshitin
Tek Atalanta, Berat Gjimshiti kompletoi ndeshjen.
Me fitore, Napoli ngjitet në vendin e tretë me 24 pikë.
Atalanta është e gjashta me 20 pikë.