Më herët, këtë verë, reprezentuesi i U-21 të Danimarkës në futboll, Jens Stage, mori mesazh kërcënues në Facebook.
"Kurrë më nuk do të jesh në Aarhus - tradhtar", shkruante në mesazh.
Kjo urrejtje u shfaq pasi që Stage iu bashkua FC Copenhagenit nga skuadra lokale AGF, transmeton Koha Ditore shkrimin e The Guardian.
Copenhagen pagoi rreth 2.2 milionë funte (2.4 milionë euro) për futbollistin 22-vjeçar, që është një nga dëmshpërblimet më të mëdha të paguar për një lojtar mes dy klubeve daneze. Por kjo nuk ndaloi disa tifozë që të ishin të zemëruar me marrëveshjen.
Lojtari vazhdoi me jetën e tij, por më pas, në orët e hershme të 14 korrikut, gjërat u bënë më keq.
Ishte rreth orës 2 të mëngjesit kur apartamentit të tij iu vu zjarri....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)