Për herë të parë në historinë e Premier Leagues, titulli, kualifikimet për Ligën e Kampionëve, garat më të ulëta evropiane dhe lufta për mbijetesë, do të vendosen në ditën e fundit të sezonit. Manchester City do ta fitonte titullin e gjashtë në 11 vjet nëse e mposht në shtëpi Aston Villan. City është lider me një pikë më shumë se Liverpooli që luan ndaj Wolverhamptonit. Villa është më poshtë në renditje, në vendin e 14-të, por në krahasim me vendi e tetë, Wolverhamptonin është në formë të mirë. Wolvesi nuk ka fitore në gjashtë ndeshjet e fundit dhe u mposht 5:1 nga City vikendin e kaluar.
Por, ekziston faktori Steven Gerrard. Gerrardi që është trajner i Aston Villas, është legjendë e Liverpoolit, i cili asnjëherë nuk e ka fituar ligën në 17 vjet qëndrimi te skuadra e “të kuqve”.
Ai mund t’i bëjë nder ish-skuadrës, me ish-lojtarët si Philippe Coutinho dhe Danny Ings. City e ka historinë në anën e vet. Asnjë skuadër që ka qenë lider në ditën e fundit të kampionatit, nuk ka dështuar dhe e ka fituar titullin. Nëse Liverpooli e fiton ligën, do ta kompletonte tripletën angleze dhe do ta ketë shansin për ta fituar edhe Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit më 28 maj.
Vendi i katërt për Ligën e Kampionëve është i rezervuar për Tottenhamin apo Arsenalin. Tottenhami është favorit më i madh, pasi ka dy pikë më shumë se Arsenali dhe luan kundër Norwichit, vendit të fundit në tabelë. Arsenali në shtëpi e pret Evertonin, skuadër që e siguroi mbetjen në elitë të enjten.
Nëse mbeten baras me pikë, Tottenhami ka përparësi pasi ka goldallim më të mirë. Paraqitja e fundit e Tottenhamit në Ligën e Kampionëve ishte në edicionin 2019-20, ndërsa Arsenali nuk ka marrë pjesë në këtë garë në pesë sezonet e fundit.
Manchester Unitedi dhe West Hami e kanë siguruar Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, por nuk dihet se ku do të përfundojnë pas xhiros së fundit. Unitedi luan në udhëtim te Crystal Palace, ndërsa West Hami që ka dy pikë më pak në vendin e shtatë, e mbyll sezonin te Brightoni. Burnley dhe Leedsi kanë pikë të barabarta dhe të dyja luftojnë për ta shmangur rënien nga elita, prej së cilës tashmë edhe zyrtarisht do të largohen Norwichi dhe Watfordi. Burnely ka goldallim më të mirë në krahasim me Leedsin dhe i duhet fitorja patjetër kundër Newcastlet për ta siguruar mbijetesën. Leedsi zbriti në zonën e rrezikshme, pasi Burnely të enjten barazoi në udhëtim tek Aston Villa. Leedsi luan kundër Brentfordit në ditën e fundit të kampionatit.
Brentfordi i ka fituar pesë nga shtatë ndeshjet e fundit dhe është në kërkim të vendit të 10-të. Leedsi është në sezonin e dytë në Premier League.
Paraprakisht, nuk ishte paraqitur në elitën e futbollit anglez prej vitit 2004.
Burnley për herë të fundit ishte në rangun e dytë të futbollit anglez në edicionin 2015-16. Të gjitha ndeshjet e xhiros së fundit në Premier League luhen të dielën në orën 17:00.