Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndryshime rrënjësore te Barcelona

Barcelona pritet të nis periudhën e re të klubit me synimin e transferimit të Philippe Coutinhos dhe Gerard Deulofeut.

Gazeta spanjolle Sport raporton se pas humbjes turpëruese nga Juventusi në Ligën e Kampionëve, Barça ka nisur punën për periudhën e re që pritet të nis nga shtatori i këtij viti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sa i përket menaxherit, gazeta shkruan se Ernesto Valverde i Atheltic Bilbaos dhe Oscar Garcia i Red Bull Salzburgut janë dy trajnerët e mundshëm që do të marrin pozitën e trajnerit.

Klubi ka vendosur që të transferojë vetëm “lojtarë të përzgjedhur”, me “yjet botërore” që pritet të vijnë në klub, transmeton Koha.net.

Qëllimi kryesor i Barçës është Coutinho, ndërsa pas tij në listë Deulofeu i Evertonit. Nga akademia pritet të promovohet në ekipin e parë Carles Alena.

Gazeta Sport raporton se gjatë kësaj vere derën e hapur për largim e kanë Jeremy Mathieu, Arda Turan dhe Javier Mascherano.