Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është grumbulluar të hënën (sot) për ndeshjet me Zvicrën dhe me Rumaninë.
Për orën 20:00 ishte planifikuar stërvitja e parë e Kosovës në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Por stërvitje në fushën e blertë megjithatë nuk do të ketë.
Pak orë para terminit të planifikuar për stërvitje, FFK-ja ka njoftuar se ajo është zëvendësuar me “rigjenerim” në hotelin ku është e vendosur përfaqësuesja.
“Stërvitja e Kombëtares së Kosovës e paraparë për t’u mbajtur sot në Kampin Nacional do të zhvillohet në formë rigjenerimi në hotel ‘Emerald’”, ka njoftuar FFK-ja.
Edhe
Kosova nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Andorrës
Kosova menjëherë të shtunën e ka ndeshjen shumë të vështirë me Zvicrën.
Kështu periudha e përzgjedhësit Primozh Gliha, që foli fjalë të mëdha në konferencë, ka nisur me zëvendësimin e punës në fushë me “stërvitje rigjeneruese” në hotel.