Në mesditë bëhet nxehtë dhe rrezet e diellit janë të forta, asgjë nuk lëviz. Është Maryhilli, një lagje e klasës punëtore në veri të Glasgowit. Para pesë dekadave, ky vendbanim njihej si “Kazermat”. Është një vend shumë domethënës në historinë e futbollit të Skocisë.
Charlie Nicholas, një nga futbollistët më të mirë skocezë të brezit të tij, që luajti te Celticu dhe me Arsenalin fitoi League Cup është rritur në këtë lagje, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Menjëherë, në derën tjetër, ka jetuar Jim Duffy, një mbrojtës elegant që impresionoi me paraqitjet te Greenock Morton, Dundee dhe Partick Thistle.
Si fëmijë në vitet 60-të dhe 70-të, Duffy e Nicholas dominonin ndeshjet e futbollit te kazermat. Por, ka pasur një tjetër fëmijë të spikatur në këtë vend. Ishte babai i Andy Robertsonit, Brian, ose “Pop”, që jetonte në katin e tretë të një banese në afërsi të Duffyt e Nicholasit.
“Pop” ishte i pakalueshëm për sulmuesit dhe pothuajse nuk mungonte në asnjë ndeshje te kazermat. Me gjithë fizikun e tij të madh, ai asnjëherë nuk ka lënduar të tjerët. Por një dëmtim kurrizor në moshë të re, e detyroi të mbante një mbërthyes metalik që shtrihej prej belit deri te qafa.
“Andy ka vendosmërinë e Popit, pasi nuk dorëzohet asnjëherë. Në ADN-në e tij ka diçka, pasi ai ka tejkaluar të gjitha parashikimet”, thotë Duffy.
Edhe
Robertson thotë se në Botëror do të luajë edhe për Jotan
Andy Robertson është një djalosh shumë i dashur dhe këtë e konfirmojnë të gjithë, përfshirë këtu edhe tifozët e Liverpoolit që sa herë e shohin në rrugë, e ndalojnë për të bërë foto të përbashkëta. Fjalë të mira për Andyn ka edhe departamenti i mediave të Liverpoolit, si dhe trajnerët që kanë punuar me të. Ai është një lojtar gjakftohtë në fushë, kurse i qetë dhe i qeshur jashtë fushës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)