Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndeshja mes Shqipërisë e Anglisë luhet muajin tjetër në Tiranë

Dueli mes Shqipërisë dhe Anglisë në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Katari 2022”, do të luhet muajin tjetër në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga mediumet tiranase.

Kjo ndeshje do të luhet më 28 mars në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Thuhet se Federata e Futbollit të Anglisë tashmë ka siguruar leje nga qeveria angleze për të udhëtuar në Shqipëri përkundër bllokimit të linjave që nga data 22 dhjetor e vitit të shkuar për shkak të koronavirusit.

Gjithashtu, thuhet se mundësia e zhvendosjes së ndeshjes në një stadium tjetër për shkak të gjendjes së fushës në “Air Albania” tashmë ka rënë poshtë.

Shqipëria dhe Anglia bëjnë pjesë në Grupin I eliminator për Botërorin e vitit të ardhshëm, pjesë e të cilit janë edhe Polonia, Hungaria, Andorra e San Marino.