Futboll

Shqipëria i premton pritje dinjitoze Anglisë

Armando Duka

Shqipëria dhe Anglia më 16 nëntor do ta zhvillojnë në Tiranë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Por te Shqipëria qysh tash kanë theksuar se Anglisë do t’i organizohet pritje dinjitoze. 

“I premtova z. Abbott se FSHF do të garantojë një organizim dinjitoz, për një ndeshje sa më të bukur e të sigurt për të gjithë tifozët”, ka shkruar presidenti i FSHF-së, Armando Duka të enjten mbrëma pas takimit që pati me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott. Takimi është mbajtur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. 

Para ndeshjes me Anglinë, Shqipëria i ka edhe dy ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2026 për t’i zhvilluar. Do të përballet me Serbinë në Leskovc, ndërsa më 13 nëntor luan në udhëtim ndaj Andorrës. Ndeshja me Serbinë vlerësohet vendimtare për vendin e dytë. Anglia pritet t’i mbyll në vendin e parë kualifikimet e Botërorit të vitit të ardhshëm.