Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndeshja kundër Juves pikë kthese për Milanin

Vincenzo Montella ka pohuar se derbi i së shtunës kundër Juventusit mund të jetë pikë kthese për Milanin dhe u ka bërë thirrje kritikëve se nuk mund ta thyejnë atë me kritika.

Në konferencën për media, Montella ka thënë se një fitore për Milanin do të ishte shtytje shtesë në çdo aspekt.

“Është ndeshje që mund të na jap shtyje të madhe. Ndeshje që shërben si shtytje në çdo aspekt. Allegri tha se është i frikësuar për këtë ndeshje? Mendoj se ai është i balancuar, por fjalët e tij janë mesazh për lojtarët”.