Sport

Ndeshja e sotme e Ligës së Kampionëve do të luhet pa teknologjinë e golit për një arsye interesante

Ndeshja e sotme e Ligës së Kampionëve mes Benficas dhe Juventusit do të luhet pa teknologjinë e vijës së portës për një arsye interesante.

Benfica do të presë Juventusin sonte në stadiumin “Da Luz” në orën 21:00 dhe arbitri kryesor i ndeshjes Serdan Jovanoviq nuk do ta ketë ndihmën e teknologjisë së golit.

Teknologjia “Goal-line” është futur përpara VAR-it dhe është një sistem që kontrollon automatikisht nëse topi ka kaluar vijën e portës dhe menjëherë i dërgon një sinjal arbitrit nëse goli është i rregullt.

Por sonte, gjyqtarit do t'i mohohet kjo lloj ndihme për një arsye mjaft interesante.

Në stadiumin e Benficas aktualisht po zhvillohen punime dhe gjatë tyre është prishur teknologjia “goal-line”. Benfica nuk e ka njoftuar me kohë UEFA-n për këtë problem dhe shtëpia e futbollit evropian ka vendosur që këtë ndeshje ta luajë pa këtë teknologji.

"Fatkeqësisht, nuk do të jetë e mundur të instalohen pajisjet e nevojshme për funksionimin e sistemit. Ndeshja do të zhvillohet pa të", njoftoi UEFA .