Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do të luajë ndeshje miqësore ndaj Sllovenisë, më 30 mars nga ora 20:45.
Ndeshja ishte planifikuar që të luhej në Udine të Italisë, por të hënën është bërë e ditur se nuk do të zhvillohet në vendin e prekur shumë nga koronavirusi. Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Sllovenisë, ndeshja do të luhet në Koper të Sllovenisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lokacioni ka ndryshuar për shkak të gjendjes emergjente në Itali”, ka njoftuar Federata sllovene. Ndeshja aktualisht nuk është në dyshim, por mund të shqyrtohet zhvillimi i saj nëse gjendja me koronavirusin rëndohet.
Shqipëria ka paraparë edhe një miqësore me San Marinon, që me shumë mundësi do të dështoj, raporton Koha.net.