Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndeshja Brazil-Kroaci, e veçantë për Coutinhon

Brazili dhe Kroacia do të përballen sot në një miqësore që do të luhet në Anfield para Kupës së Botës.

Ndeshja do të fillojë nga ora 16:00 dhe do të kemi një përballje të zjarrtë pavarësisht që është vetëm një miqësore.

Një ndeshje e cila vë përball Coutinhon dhe Paulinhnon kundër Rakitiqit, që të tre lojtarë të Barcelonës, shkruan KP.

Në anën tjetër, fokusi do të jetë edhe tek Neymari, i cili do të ketë minutat e parë pas lëndimit që e mbajti jashtë fushës për pjesën e fundit të sezonit.

Për Coutinhon kjo do të jetë një ndeshje e veçantë për faktin se do të rikthehet për herë të parë në Anfield pas kalimit te Barca.

Edhe Raphinha kthehet në stërvitje Botërori 2026 3 j. më parë Raphinha kthehet në stërvitje

Kjo është një ndeshje që mund ta shohim sërish pas disa javësh, për shkak se nëse i kalojnë grupet të dy këto Kombëtare mund të përballen në gjysmëfinale, apo finale, por asnjëherë në çerekfinale apo në 1/8.

E vetmja miqësore e zhvilluar mes këtyre dy kombëtarëve ishte në vitin 2005, dhe ajo mbaroi me rezultat të barabartë 1 me 1.