Është ndërprerë ndeshja e kampionatit francez mes Montpellierit dhe Clermontit. Në minutën e 91-të, derisa Montpellieri ishte duke udhëhequr 4:2, Mory Diaw është goditur nga një mjet shpërthyer.

Portieri i Clermontit është dashur të largohet nga fusha me barelë.
Ai nuk ka mundur të vazhdojë ndeshjen. Lojtarët e Clermontit është dashur të largohen nga fusha e pas tyre ata të Montpellierit.
Aktualisht ndeshja është e suspenduar, shkruan “footmercato”.
Artikuj të ngjashëm