Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndërkombëtarizimi i sportit po vazhdon të sfidohet

Procesi i ndërkombëtarizimit, që në sportin kosovar ishte temë kyç për mbi një dekadë, tashmë i takon historisë.

Federatat kosovare të sportit janë pranuar në federatat përkatëse ndërkombëtare, njëjtë si Komiteti Olimpik i Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe në shumë organizata të tjera sportive, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndonëse është menduar se me kompletimin e ndërkombëtarizimit do të përfundojnë edhe telashet për pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në garat ndërkombëtare, kjo nuk ka ndodhur. Vetëm këtë muaj në dy raste sportistëve kosovarë u është pamundësuar paraqitja në gara ndërkombëtare.

Çështja vlerësohet të jetë politike dhe ka të bëjë me raportet e shtetit të Kosovës me shtetet në të cilat mbahen ngjarjet sportive ndërkombëtare. Sa herë që ngjarjet mbahen në shtete që nuk e njohin shtetin e Kosovës, telashet janë të mundshme. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.