Sport

Ndërhyrje horror në kampionatin e Shqipërisë

Një episod i shëmtuar u shënua në fundin e ndeshjes mes Vllaznisë dhe Laçit, që të mërkurën përfundoi me rezultatin 1-0 në të mirë të ekipit nga Shkodra.

Futbollistët e të dyja skuadrave u përshinë në një sherr masiv, pas fërshëllimës së gjyqtarit Juxhin Xhaja, teksa protagonist u bë mbrojtësi i Laçit, Obanor, i cili u tradhtua nga nervat, duke bërë një ndërhyrje horror në stil “kung fu”, ndaj mesfushorit të Vllaznisë, Herald Marku, shkruan “Panorama Sport”.

Ndeshja ishte e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Me këtë fitore, Vllaznia u kualifikua në finale ku do të luajë kundër Skënderbeut.