Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Navasi në radarin e gjigantit anglez

Keylor Navas nga sezoni i ardhshëm mund ta vazhdojë karrierën e tij në Premier Ligë.

Kjo pasi për të ka shprehur interesim Liverpooli, raporton Diario Gol.

Gjithashtu raportohet se Reali është në kërkim të një portieri të ri, dhe është i gatshëm ta shesë atë në verë për rreth 20 milionë euro, transmeton Koha.net.

Liverpooli gjithashtu po e kërkon edhe portierin e Romës, Alisson, por për shërbimet e tij klubi italian po kërkon 80 milionë euro.