Mesfushori francez, Samir Nasri pritet të largohet përfundimisht nga Manchester City.
Sezonin e kaluar ai ishte i huazuar te Sevilla, dhe tani pritet të bashkohet me Romën në Serie A, transmeton Koha.net.
Drejtori sportiv i Romës, Monchi e njeh mjaft mirë Nasrin, pasi ishte ai që e kishte transferuar te Sevilla në sezonin e kaluar, sa ishte drejtor sportiv i klubit spanjoll, raporton Sky Sport.
Agjenti i lojtarit ka thënë se ka mjaft shumë oferta për të, dhe kanë filluar bisedimet me Romën për të shikuar se si mund të përshtatet Nasri në skuadër.