Napoli ka siguruar një fitore të vështirë ndaj Genoas me rezultat 3 me 2 për të vazhduar serinë pa humbje në ligën italiane.
Dries Mertens me një hat-trick i ndihmoi ekipit, derisa Genoa në pjesën e dytë u kthye në lojë me golin e Izzos, pasi në pjesën e parë realizoi Adel Taarabt.
Me këtë fitore Napoli tubon 28 pikë në pozitën e parë, dy më shumë se Interi në pozitën e dytë.