Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli vazhdon formën e lartë

Napoli ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme ndaj ekipit të Spalit.

Një ndeshje që në shikim të parë dukej e lehtë për Napolin, por skuadra e Maurizio Sarrit fitoi vetëm me një gol epërsi, transmeton Koha.net.

Golin e fitores e shënoi qysh në minutën e gjashtë të takimit përmes Allanit, i cili shënoi nga një asistim i Callejonit.

Në këtë takim ishte i plotë mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj.

Napoli rimerr kreun e tabelës me 66 pikë, një më shumë se Juventusi, kurse Spali në vendin e 18 ka 17 pikë.

Artikuj të ngjashëm