Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli vazhdon me fitore

Gennaro Gattuso

Napoli ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi kundër Parmas, 2:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të në Seria A.

Në këtë takim te Napoli nuk u paraqit mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, përderisa Elseid Hysaj, u inkuadrua në minutën e 77-të.

Vendasit e dominuan ndeshjen kurse arritën të shënonin dy gola. Në minutën e 32-të pas asistimit të Diego Demmes, Elfi Elmas, kaloi vendasit në epërsi.

Në pjesën e dytë nikoqirët shënuan edhe një herë me Matteo Politanon për rezultatin final, 2:0.

Artikuj të ngjashëm