Napoli ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Frosinones në xhiron e 15-të të Serie A.
Vendasit shënuan fitore prej 4 me 0, transmeton Koha.net.
Zielinski ishte ai që shënoi golin e parë pas asistimit nga Lorenzo Insigne kur po luhej minuta e shtatë.
Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë Ounasi dyfishoi epërsinë pas asistimit nga mbrojtësi Koulibaly.
Në pjesën e dytë Napoli shënoi edhe dy herë. Të dy golat i shënoi sulmuesi polak Milik.
Pas kësaj fitore Napoli në vendin e dytë ka 35 pikë. Kurse Frosinone në vendin e parafundit ka tetë pikë.