Edhe pse skuadra e Chelseat ka vendosur të fokusohet tek Armando Broja pas huazimit që e kishte te Southamptoni, mund të ketë lëvizje megjithatë.
Napoli është në kërkim të një sulmuesi tjetër, pasi Victor Osimhen mund të largohet nga skuadra.
Por, pavarësisht situatës së Osimhenit, napolitanët dëshirojnë shërbimet e sulmuesit që përfaqëson Shqipërinë.
Kështu ka shkruar të shtunën gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport”.
Broja realizoi një gol të premten mbrëma me Shqipërinë kundër Izraelit në Ligën e Kombeve.
20-vjeçari Broja shënoi nëntë gola e një asistim në 38 paraqitje në të gjitha garat me Southamptonin.
Një medium tjetër i Italisë, “Il Mattino”, të shtunën ka theksuar se Napoli i dëshiron edhe shërbimet e sulmuesit tjetër shqiptar, Adnan Januzajt.
Edhe
Transferimet: Chelsea pret oferta për Brojën
Januzaj 27-vjeçar është pjesë e skuadrës së Real Sociedadit në La Ligën spanjolle, por ai pritet të largohet në verë.
Ish-anëtari i Manchester Unitedit do të jetë futbollist i lirë në fund të qershorit pasi i skadon kontrata. Ai po përcillet nga Napoli tash e disa muaj.
Në 44 paraqitje në edicionin që lamë pas, Januzaj pati pesë gola të shënuar e tri asistime.