Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli në garë për Szczesnyn

Napoli raportohet se po konsideron transferimin e portierit Wojciech Szczesny si rival për Pepe Reinan gjatë sezonit të ardhshëm.

Portieri i Arsenalit dy sezonet e fundit i ka kaluar në formë huazimi te Roma, por raportohet se klubi romak ka zgjedhur dikë tjetër për numrin një.

Pasi Petr Cech dhe David Ospina janë te “Topçinjtë” si numrat një dhe dy, polaku thuhet se nuk ka të ardhme në Londër dhe, sipas “La Repubblica”, ai do të vazhdojë karrierën në një ekip tjetër në Serie A.

Szczesny pritet të përballet me Reinan për numrin një në Napoli.

Artikuj të ngjashëm