Napoli po synon rinovimin e kontratës me Lorenzo Insignen.
Mediat italiane kanë bërë me dije se trajneri Luciano Spalleti dëshiron ta mbajë në skuadër italianin.
Sulmuesi i krahut është në vitin e fundit të kontratës me napolitanët. Klubi italian i ka ofruar kontratë dyvjeçare, që do ta mbante atë në skuadër deri në vitin 2023.
Interesim për 30-vjeçarin ka shprehur Milani.
Artikuj të ngjashëm