Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Cagliarin

Napoli ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për titull të kampionit në Serie A. Të hënën mbrëma në kuadër të xhiros së 26-të, Napoli luajti vetëm 1:1 në udhëtim me Cagliarin. Napoli kishte rast të barazohej me pikë me Milanin, por mbetet në pozitën e tretë me 54 pikë.

54 pikë i ka edhe Interi në pozitën e dytë, që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Milani udhëheq me 56 pikë. Gaston Pereiro kaloi në epërsi Cagliarin me gol nga distanca në minutën e 58-të. Në fakt më shumë ishte ndërhyrje e dobtë e portierit David Ospina.

Victor Osimhen shënoi me goditje me kokë në minutën e 87-të për një pikë të Napolit. Mbrojtësi Amir Rrahmani kompletoi ndeshjen te Napoli.

Artikuj të ngjashëm