Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli lëshon pikë të rëndësishme

Napoli ka lëshuar pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve. Të mërkurën mbrëma, Napol i Amir Rrahmanit luajti vetëm 1:1 me Union Berlinin. Kampioni italian, Napoli, kaloi në epërsi në minutën e 39-të. Realizator ishte Matteo Politano. Më herët Napolit iu anulua një gol për faul.

Ndërkohë skuadra nga Gjermania ia doli të barazoi në minutën e 52-të. David Fofana ishte realizator.

Më pas të dy skuadrat kishin raste, por nuk u shënuan gola të tjerë. Napoli ka rrezikuar edhe disa herë deri në fund, megjithatë pa konkretizim. Amir Rrahmani luajti deri në fund të ndeshjes në qendër të mbrojtjes. Napoli mbetet i dyti në grupin C me shtatë pikë. Union Berlini e fitoi pikën e parë. Është i fundit në grup.