Portieri i Napolit, David Ospina, ka pësuar dëmtim gjatë detyrës me përfaqësuesen e Kolumbisë dhe skuadra napolitane tani synon ta marrë Antonio Miranten si transferim të lirë para duelit kundër Juventusit në Serie A.
Napoli – Juventus zhvillohet në stadiumin “Diego Armando Maradona” të dielën e ardhshme.
Portieri tjetër i Napolit, Alex Meret, është jashtë fushave që nga dueli me Genoan në ligë dhe të enjten mbrëma u dëmtua edhe Ospina, kur Kolumbia luajti kundër Bolivisë në kualifikimet e Botërorit.
Ish-portieri i Romës, Mirante, është pa klub që prej muajit qershor. 38-vjeçari karrierë ka bërë te Juventusi, Crotone, Siena, Sampdoria, Parma dhe Bologna.
Mirante ka zhvilluar 368 ndeshje në Serie A.