Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli interesohet për Shkodran Mustafin

Napoli është në kërkim të një qendërmbrojtësi për edicionin e ri.

Sipas “TuttoMercatoWeb”, në listën e klubit italian janë, Shkodran Mustafi, Juan Jesus dhe Daniele Rugani.

Mustafi është lojtar i lirë, pasi u largua nga Schalke në fund të edicionit të shkuar.

Interesimi i drejtuesve napolitan vjen edhe për faktin se mbrojtësi Kalidou Koulibaly mund të largohet nga skuadra italiane gjatë kësaj vere.

Te Napoli luan edhe qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.

Artikuj të ngjashëm