Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka gjasa të mëdha që edicionin e ardhshëm të jetë pjesë e skuadrës së Napolit, ka shkruar "Calciomercato".
Berisha, 28-vjeçar, është pjesë e Atalantas dhe edicionin e shkuar ishte ndër portierët më të vlerësuar në Serie A. Ai te Napoli shihet si pasardhës i denjë i spanjollit Pepe Reina, të cilit në fund të këtij edicioni i skadon kontrata.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Etrit Berisha është njëri prej kandidatëve kryesorë për të zëvendësuar Pepe Reinan te Napoli në fund të këtij edicioni", ka shkruar sajti italian.
Berisha ka kontratë me skuadrën e Atalantas deri në verën e vitit 2021, kurse kartoni i tij vlerësohet rreth shtatë milionë euro. Ai prej vitit 2013 luan në Itali. Fillimisht iu bashkua skuadrës së Lazios nga Kalmari i Suedisë. Prej verës së vitit 2016 është pjesë e Atalantas që këtë edicion po paraqitet në Ligën e Evropës.
Fillimisht u huazua nga Lazio, e këtë verë Atalanta bleu kartonin e tij. Berisha prej vitit 2012 është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë dhe deri më tash ka regjistruar 46 paraqitje.