Kampioni i Italisë, Napoli, po insiston në transferimin e Edon Zhegrovës gjatë këtij muaji, ka raportuar “Tuttosport” të mërkurën.
Reprezentuesi i Kosovës po shihet te Napoli si zëvendësim ideal për meksikanin Hirving Lozano, i cili do të transferohet në SHBA.
Napoli është në negociata intensive me Lillen dhe për Zhegrovën është gati të ofrojë deri në 10 milionë euro.
24-vjeçari është pjesë e ekipit francez prej vitit 2022 kur iu bashkua nga Baseli dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Në rast se Zhegrova do t’i bashkohej Napolit, atëherë do të bëhej bashkëlojtar me Amir Rrahmanin, i cili është kapiten i Kosovës.
Zhegrova në edicionin e fundit shënoi 4 gola dhe asistoi 5 herë në 25 ndeshje të luajtura për Lillen në të gjitha garat.