Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli e Roma ndahen në paqe

Nuk ka fitues në derbin e javës së dhjetë në Serie A ndërmjet Napolit dhe Romës.

1 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.

Roma kaloi e para në epërsi përmes El Shaarawyt që shënoi në minutën e 14 pas asistimit nga Underi.

E fitoren Romës ia mohoi Mertensi duke shënuar në minutën e 90 pas asistimit nga Callejoni.

Napoli në vendin e dytë ka 22 pikë, derisa Roma në vendin e tetë ka 15 pikë.