Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli e Barcelona me mesazh për ndaljen e luftës

Të bashkuar në një fotografi para ndeshjes, lojtarët e skuadrës së Napolit dhe Barcelonës, kanë kërkuar ndaljen e luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Stop war” apo “ndaleni luftën”, është mesazhi i përbashkët i lojtarëve të skuadrës italiane e spanjolle.

Pjesë e Napolit është edhe Amir Rrahmani, i cili në fotografi është afër portierit të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen.

Ndeshja ndërmjet Napolit e Barcelonës i takon fazës nokaut të Ligës së Evropës.

Dueli në Barcelonë u mbyll 1:1.

Në stadiumin “Diego Armando Maradona” pas 15-të minutash po udhëheqë skuadra “blaugrana”.

Barça kaloi në epërsi me golin e Jordi Albas në minutën e nëntë.

 

Artikuj të ngjashëm