Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli befason Milanin në shtëpi

Napoli ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 në derbin ndaj Milanit të dielën në “San Siro”.

Me këtë humbje “Rossonerët” kanë bërë një hap prapa në luftë për titullin e kampionit.

Ndeshja ishte e baraspeshuar me mundësi shënimi nga të dyja ekipet por u shënua vetëm një gol.

Goli i vetëm i shënuar nga Matteo Politano në pjesën e dytë i mjaftoj Napolit, për të marr tri pikë të rëndësishme nga kjo përballje.

Në minutat shtesë të ndeshjes vendasit mbeten me një lojtarë më pak në fushë pasi Ante Rebiq, u ndëshkua me karton të kuq.

Edhe Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit Futboll 3 muaj më parë Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

Me këtë humbje Milani mbetet në pozitën e dytë me 56 pikë nëntë më pak se lideri Interi.

Napoli është në vendin e pestë me 50 pikë.